Mendimi unanim i studiuesve europianë mbi shqiptarët, pikëpamjet ku dakortësohen

Përgjatë historisë shumë të huaj kanë vizituar trojet e banuara me shqiptarë dhe secili ka dhënë versionin e vetë mbi karakterin dhe traditat e shqiptarëve. Disa më kritikë, disa me fjalë miradije, shkruan foldrejt.com. E vetmja pikëpamje me të cilën janë dakort pa përjashtim autorët e mirë, është mikpritja dhe zbatimi pa mëshirë i gjakmarrjes. Lëkundje në çështje politike, mungesë disipline dhe sjellje të egra, lakmi të hollash, kotësi, krenari, inat, sensibilitet, janë cilësira që ua ngarkojnë të huaj, të cilët njohin gjuhën e vendit dhe që kanë jetuar gjatë në Shqipëri (këtu nuk bëhet fjalë për studiuesit sllavë që çdoherë kanë qenë të njëanshëm në kënvështrimin kundrejt fqinjëve).

Fjala vjen, Lord Bajroni i cili cilësohej si mik i shqiptarëve mburrte tek ta besnikërinë, mikpritjen, trimërinë dhe vetëdijen e tyre, kuptimin patriarkal dhe zgjuarsinë e tyre të jashtëzakonshme.

Studiuesi Windish (1800) thotë për Kelmandasit e Sirmit se jan besnik, nuk kanë shumë fjalë, tregojnë prirje për luftë dhe është hakmarrës dhe inatçi.

Woods (1911) thotë se shqiptarët janë të egër, luftarak, tolerant në çështje fetare, të pabindur, por besnik dhe të ndershëm.

“Kurdo që janë thirrur nga Atdheu, shqiptarët e të gjithë besimeve fetare kanë qenë unanim dhe kanë luftuar krah për krah” – kishte vërejtur studiuesi i mirënjohur francez Justin Godard. “Shqiptari, para së gjithash është shqiptar” – thoshte Edith Durham.

Cozem-Hardy (1894) shkruan: malësori nuk e njeh tradhtinë. Premtimet mbahen, mikpritja vihet në zbatim, por pastaj jeta e njeriut për ta nuk vlen shumë.

Ju çfarë mendoni mbi mendimet e të tjerëve kundrejt nesh (shqiptarëve)?/Foldrejt.com

Për më shumë, rreth kësaj teme mund të lexoni librin “Fiset e Malësisë së Shqipërisë Veriore dhe e drejta zakonore e tyre” – Franc Nopça.