Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, ka mbajtur sot takim me menaxhmentin e lartë, në të cilin është miratuar Plani Vjetor i Punës për vitin 2019.
Drejtori Murtezaj gjatë takimit ka theksuar se gjatë këtij viti do të fokusohemi në luftimin dhe parandalimin e ekonomisë joformale në vend, meqë sipas tij, me uljen e informalitetit do të kemi rritje të të hyrave. Ai ndër të tjera, ka shtuar se rritja e komunikimit me tatimpaguesit duhet çdoherë të jetë në nivel të duhur, pasi që vetëm në këtë mënyrë ata do t’i kuptojnë obligimet të cilat i kanë ndaj administratës tatimore.Menaxhmenti i lartë i ATK-së ka miratuar Planin Vjetor të Punës 2019.
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, ka mbajtur sot takim me menaxhmentin e lartë, në të cilin është miratuar Plani Vjetor i Punës për vitin 2019.
Drejtori Murtezaj gjatë takimit ka theksuar se gjatë këtij viti do të fokusohemi në luftimin dhe parandalimin e ekonomisë joformale në vend, meqë sipas tij, me uljen e informalitetit do të kemi rritje të të hyrave. Ai ndër të tjera, ka shtuar se rritja e komunikimit me tatimpaguesit duhet çdoherë të jetë në nivel të duhur, pasi që vetëm në këtë mënyrë ata do t’i kuptojnë obligimet të cilat i kanë ndaj administratës tatimore.