Memedi kishte diplomë medicinale dhe fliste gjermanisht, dëbohet drejt Maqedonisë

Amela Memedi

Amela Memedi ka shpresuar deri në fund që të qëndrojë përgjthmonë në Gjermani dhe të punësohet si motër medicinale. Një profesion ku Gjermania ka deficit. Ajo fliste perfekt gjermanisht, kishte diplomë medicinale dhe priste të punonte në spitalin e Heidelberger.

Por natën e 18 nëntorit, me katër policë gjermanë ajo merret nga shtëpia dhe dërgohet në aeroport. Prej atje mer fluturimin për në Maqedoni, përcjell foldrejt.com.

Ngjarja ka shkaktuar një preçedent, pasi pak ditë më pas vetë ministri i shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, kërkoi që të financojë trajnimin e mjekëve në Kosovë dhe Maqedoni, për t’u punësuar më pas në Gjermani. Kjo pasi Gjermania ka nevojë edhe për 25 mijë mjekë shtesë.

Memedi plotësonte të gjitha kushtet për të qëndruar Gjermani, por ligji dhe kërkesa gjermane erdhi pak ditë më pas, për të mos pasur fat vajza e minoritetit rom. Shpesh barrierat byrokratike shkaktojnë kaos edhe në vendet e zhvilluara./Foldrejt.com