Mehmedi tregon sesi falsikimi i nënshkrimit e ktheu në lojtar të klasit botëror

Admir Mehmedi është lojtar në Kombëtaren zvicerane, rrënjët e të cilit janë nga Maqedonia Veriore. Sulmuesi i Volfsburgut, në një intervistë për magazinën gjermane “11 Freunde”, tregon se emigrimi i babait nga Gostivari në Zvicër nuk ndodhi për shkak të kushteve ekonomike, pasi atje babai i tij ishte shef në një firmë, por “mendoi se fëmijët në Zvicër kanë perspektivë më të mirë,” përcjell foldrejt.com.

Më tutje Mehmedi tregon edhe një sekret, sesi vëllai ia mundësoi karrierën futbollistike. Pasi ishte i mirë në mësime, babai nuk dëshironte ta angazhonte me punë të tjera të birin. 

“Deri sa isha 15 vjeçar, babai nuk dëshironte që unë të luaja futboll. Por më pas e pa që unë kisha sens dhe energji për futboll dhe nisi të investojë për karrierën time,” tha Mehmedi.

Ai tregon sesi vëllai ia kishte falsifikuar një nënshkrim të babait, vetëm që Mehmedi të shkonte të aktivizohej në AC Bellinzona – që do ishte edhe pikënisja e karrierës futbollistike./Foldrejt.com