Medreseja për vajza në Blackburn të Anglisë, “Tauheedul Islam Girls”, është shpallur si shkolla e mesme më e mirë sipas matjeve të kryera nga GCSE. Ndaj këtij suksesi të madh në 6 shkurt 2020, ka shkruar një artikull edhe prestigjiozja britanike Financial Times.
Përndryshe “Tauheedul Islam Girls” është pjesë e Fondacionit Star Academies, dhe numëron 120 nxënës. Si shkolla e dytë dhe e tretë më e mirë u shpallën shkollat “Eden Boys” nga Birmingami dhe “Eden Girls” në Coventry gjegjësisht.
Ky sukses i medresesë së vajzave në Blackburn, erdhi pas një sondazhi të kryer në 6274 shkolla të mesme.
Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Star Academies, Hamid Patel tha: “Kjo është një shkollë e veçantë, veçanërisht për shkak të etikës së punës dhe sensit të komunitetit të treguar nga mësuesit, stafi mbështetës dhe vajzave ë mrekullueshme që studiojnë atje. Ne jemi veçanërisht krenarë nga fakti që këto vajza janë me prejardhje më të varfër ose që janë keqtrajtuar në shkollë fillore dhe tani kanë përparuar kaq shumë”.