Viti 2019 do ketë dy çështje që do preukupojnë Ballkanin Perëndimor. E para, nëse do ketë marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës dhe e dyta, nëse do përmbyllet Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, shkruan “NZZ”, përcjell foldrejt.com.

“Raportet mes Kosovës dhe Serbisë filluan të lëvizin papritur verës 2018 kur dy presidentët Aleksandar Vucic (Serbi) dhe Hashim Thaci (Kosovë), filluan të diskutojnë për shkëmbimin e territoreve mes të dyja vendeve. Kjo solli një dinamikë të re. Por vendimi solli diskutime kontraverse në të dyja vendet. Poashtu edhe në BE janë të mendimeve të ndryshme rreth këtij propozimi. Viti 2019 do vendosë, nëse kundërshtarët do gjejnë gjuhë të përbashkët ose konflikti do ftohet deri në një periudhë tjetër,” përcjell foldrejt.com.


Në lidhje me kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë që ka filluar prej 1991 për një periudhë historike që e pretendojnë të dyja vendet, është arritur një Marrëveshje verës 2018 dhe pas saj Athina ka premtuar që do heq veton ndaj integrimit të Shkupit në strukturat euro-atlantike.

“Në të ardhmen Maqedonia do quhet Maqedonia Veriore, megjithatë opozita greke e kundërshton një vendim të tillë. Nëse Marrëveshja e Prespës do mbijetojë nga zgjedhjet e përgjithshme greke në 2019, është vënë në pikëpyetje,” shkruan në fund media zvicerane./Foldrejt.com