Media zvicerane: Pas dështimit të Merkel, Trump do gjejë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Shumë qartazi Uashingtoni tregon gatishmërinë për t’u kuqyr në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Udhëheqësi amerikan për çështjet europiane, Philip Reeker, të mërkurën tha se vendi i tij “është absolutisht gati” që të marrë pjesë në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Për këtë ai ishte dakortësuar edhe me ministrin e jashtëm Mike Pompeo, shkruan NZZ.ch, përcjell foldrejt.com.

Përndryshe Reeker ka qenë ambasador i Maqedonisë Veriore gjatë kohës kur Kosova shpalli pavarësinë dhe për këtë njeh mjaft mirë rajonin. Shefja e jashtme e Unionit, Federica Mogherini, për vite me radhë e ka udhëhequr pa sukses dialogun.

Edhe Merkel dhe Macron nuk ia dalin dot

Më tutje prestigjiozja zvicerane shkruan se gjatë vitit të kaluar nuk ka pasur aspak sukses dialogu, ku bile edhe Merkel me Macron kanë qenë të pafuqishëm që të ulin palët në Berlin dhe Paris për t’u marrë vesh.

Por tash koha po ndryshon, amerikanët dhe europianët bëhen gati. Udhëheqësi autoritar serb Aleksandër Vuciq është në pozitë që të bëjë edhe një marrëveshje jo-popullore, përkundër kundërshtimit të kishës, ku de fakto do njihte pavarësinë e Kosovës dhe do ia lironte rrugën drejt anëtarësimit në OKB. Normalisht edhe Serbia do fitonte diçka në këmbim.

Vlen të theksohet se deri vonë serbët ishin kundër uljes së amerikanëve në tryezën e dialogut – ose nëse ndodh kjo – të vijnë edhe rusët. Megjithatë me ardhjen e Trumpit president dhe John Bolton-it si Këshilltar i Sigurisë, sendet kanë ndryshuar – pasi administrata e re amerikane i ka thyer tabutë për ndryshimet e kufijve dhe fitimin e statusit të eks-territorialitetit për manastiret ortodokse në Kosovë.

Kjo ka sjellë nervozitet në Prishtinë. Por Amerikanët përkundër tërheqjes nga Ballkani, falë ruajtjes së personelit në ambasadat e këtyre vendeve, akoma ka fuqi të madhe për të ndikuar në zgjidhjen ose arritjen e një marrëveshjeje. Për dallim nga BE që dita-ditës po humb terren.

Tashmë ky tandem i ri, mes amerikanëve dhe europianëve, shton shansat për të arritur një marrëveshje./Foldrejt.com