Autokratët po marshojnë: presidenti rus Vladimir Putin po e quan liberalizmin si diçka të vjetëruar, në ndërkohë Kina në Azi dhe Afrikë gjen miq dhe ndjekës të ri. Perëndimi është dekurajuar dhe i pasigurtë. Bota gjendet në një garë të re gjeo-ideologjike, shkruan fillimisht e përditshmja më e madhe zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ.ch).
Pas rrëzimit të Murit të Berlinit 1989, ose përfundimit të Luftës së Ftohtë mes komunistëve dhe kapitalistëve, u bë i famshëm libri epokal i Francis Fukujama, “Fundi i historisë”, sipas të cilit liberalizmit ishte i paaltërnativë dhe se bota një ditë do sundohej vetëm nga liberalizmi-demokratik perëndimor. Megjithatë kjo thënie duket tashmë e skaduar.
Më tutje analiza e NZZ tregon se liberalizmi po shfaqet i vjetëruar edhe në vendet promotore të saj – SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, me lidershipin e ri Trump dhe Brexit.
Fredom Haopuse tregon se shembulli i situatës në Hungari është i ngjashëm si fitorja e Jair Bolsonaro në Brazil. Humbja e amerikanëve dhe europianëve në Luftën e Sirisë kundër Rusisë dhe Iranit, si dhe vetëbesimi i Kinës që po bind shumë shtete që të votojnë për të në OKB, tregon se në botë po shfaqen sundues të ri.
Në kohën kur perëndimi shfaqet i ndarë, “Rusia shfaq fuqinë e saj me anë të armëve, kurse Kina me anë të pareve”, përcjell foldrejt.com.
Pekini nuk ka pse të frikësohet nga Masakrat e Tiananmen, pasi era e “ndërhyrjeve humanitare” e operacioneve ushtarake në emër të vlerave dhe interesave ekonomike ka përfunduar. Edhe pritshmëritë naive se tregtia e lirë çon automatikisht në shoqërinë e lirë, është përmbysur.
Në këtë garë mes tre shteteve – Rusisë, Kinës dhe SHBA-së, do fotpjë ai që ka ide, durim dhe besim në fuqinë e tij. Tashmë në këtë rrugë duket se Moskva dhe Pekini po tejkalon Uashingtonin./Foldrejt.com