Media më e madhe zvicerane NZZamSoontag ka shkruar një artikull nga Prishtina, ku thur elozhe për kandidaten e LDK-së, Vjosa Osmanin. Sipas citimit të një plaku, Vjosa Osmani “do largojë korrupcionin dhe do krijojë vende të lira të punës. Ajo është Angela Merkel për ne.”

Pavarësisht se ajo është vetëm 37 vjet, ka studiuar për drejtësi në Pittsburg dhe flet perfekt gjuhën angleze, prej javës tjetër ajo mund të jetë kryeministrja e re e Kosovës, por sipas një detaji të medias zvicerane, në partinë e saj konservatore akoma po zie diçka dhe është në pikëpyetje “nëse LDK është e gatshme për këtë ndryshim”.

Vjosa Osmani nuk është kryetare e partisë dhe në rast se LDK fiton zgjedhjet, akoma nuk dihet se në cilat krahë do orientohet ajo.

“Në 6 tetor në fakt kemi dy palë zgjedhje. Cila parti do fitojë zgjedhjet dhe kush do komandojë LDK-në,” thotë për NZZamSonntag, politologu dhe profesori universitar, Arben Hajrullahu. 

Gjithsesi fitorja e Osmanit për shumë kosovarë vlen si “çlirimi i dytë” dhe ajo dëshiron të largojë nga pushteti PDK-në e cila vlen si sinonim i korrupcionit, nepotizmit dhe politikës së prapaskenave. Juristja e re e ka dhënë premtimin e shenjtë – BESËN – që nuk do bashkëpunojë me PDK-në, përcjell foldrejt.com.

Megjithatë, “vendosja e saj në krye të listës nuk do të thotë domosdoshëmërisht se ajo do pastrojë partinë e saj LDK.” Ajo është vendosur në krye të listës për të tërhequr më shumë vota, kurse shuma burra të vjetër të partisë kanë përfituar nga sistemi i deritanishëm. “Shumë anëtarë të partisë së saj, nuk duan që vendi të udhëhiqet nga një grua e re.”

Duhet të fitojë edhe ndaj LDK-së

“Ata (burrat e vjetër të LDK-së) mezi presin një gabim nga Vjosa Osmani,” përcjell foldrejt.com, shkrimin e prestigjiozjes zvicerane. Deri tani Osmani nuk kontrollon LDK-në, por ajo mund të fillojë të pastrojë dhe reformojë partinë e saj sikur të fitonte zgjedhjet edhe karshi Vetëvendosjes. “Vendimtare do ishte aftësia udhëheqëse e saj.”

Por në fund NZZamSonntag tregon se Osmani simbolizon “çikat tona” kosovare që kanë arritur suksese ndërkombëtare në sport dhe art. Me këtë tregohet se gratë janë më të afta për të çuar vendin përpara, sesa luftëtarët e vjetër./Foldrejt.com