Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë të njëjtat të drejta si “serbët e veriut të Kosovës”. Kësaj herë ata kanë mbështetje nga Kongresi amerikan dhe ministria e jashtme, shkruan fillimisht media propaganduese ruse Sputnik.
Për këtë media ruse ka intervistuar edhe Shaip Kamberin, e cili në 20 maj pati deklaruar se zgjidhja më e mirë për Luginën është të bashkohet me Kosovën dhe se pa zgjidhjen e problemit të këtij rajoni nuk mund të ketë siguri në Ballkanin Perëndimor. Ai për këtë ka informuar edhe ministrinë e jashtme amerikane, Kongresin dhe Senatin, përcjell foldrejt.com.
Media ruse në fund ka intervistuar një fare eksperte Jelena Vukoicic, që sipas saj të huajt me kërkesat e shqiptarëve në Serbinë jugore po bëjnë presion ndaj Serbisë që të pranojë Kosovën.
Megjithatë, “unë nuk mendoj se NATO do fillonte një luftë për Shqipërinë e madhe kundër Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Por një retorikë e këtij lloji po mbështetet nga një pjesë e administratës së SHBA, që e përdor për t’i bërë presion Serbisë,” tha ajo./Foldrejt.com