Media më e njohur greke Kathimerini, në një shkrim të fundit ka shkruar disa të dhëna interesante mbi prapaskenat e Konferencës së Jaltës 1945, ku bota u nda në mes lindjes sovjetike staliniste dhe perëndimit anglo-amerikan të Ruzveltit dhe Çërçillit.
Pse Greqia kurrë nuk ka emërtuar një shesh nën emrin e liderit sovjetik Josef Stalin?, është pyetja që parashtron media e njohur greke, që ishte edhe ndër tre figurat kyçe për ndarjen e botës në 1945, përcjell foldrejt.com.
Raportet historike në Jaltë tregojnë se kryeministri britanik, Uinston Çërçill, kishte një obsesion me Greqinë dhe kërkonte me çdo kusht që vendin ta ankorojë në Perëndim. Lideri sovjetik Josef Stalin, i dha dritë jeshile, por nënkuptonte se shumë shtete tjera do ishin kurban i Greqisë.
“Me lejen e Stalinit, u vendos kursi politik i Greqisë për dekadat e ardhshme,” përcjell foldrejt.com.
Liderët e majtë grekë ishin të paralajmëruar nga vendimi i Stalinit, ndaj lufta civile që kaploi Greqinë pas LDB, (ku morrën pjesë edhe shumë shqiptarë me urdhër të diktatorit Enver Hoxha), ishte e panevojshme, pasi loja gjeopolitike ishte fiksuar.
Në rast të kundërt, sot Greqia do kishte fatin e Bullgarisë ose Rumanisë, por ka edhe disa tjerë që mendojnë më pozitivisht, se do ishte e ngjashme si ajo e Jugosllavisë. Por për hir të së vërtetës, në Jaltë u vendos që Jugosllavia të ishte 50 me 50 në fushën e ndikimit mes Lindjes dhe Perëndimit, gjë që nuk është “zotësia” e Josip Broz Titos, por fati i lapsit në Jaltë.
Në rastin grek, ka shumë rrugë publike që mbajnë me të drejtë emrin e Çërçill, por asnjë të vetme emrin e Stalinit, e përmbyll media greke, duke dashur të jetë falenderuese edhe ndaj Stalinit që dha dritën jeshile.
Ky shkrim i medias greke, por edhe historia, na tregojnë shpesh që fati i kombeve më të vogla përcaktohet në tavolinat e liderëve të mëdhenj. A do të thotë kjo se kot votojmë, ose, kot lodhemi të ndryshojmë kursin politik të vendit kur ajo është caktuar diku tjetër?!/Foldrejt.com