Media më e madhe greke Kathimerini i ka kushtuar një artikull krahasimit të pritjeve nga presidenti Donald Trump kundrejt dy kolegëve të tij – turkut Rexhep Taip Erdogan dhe grekut Kyriakos Mitsotakis.
Përveç faktit që me Mitsotakis nuk mbajti konferencë të përbashkët për shtyp si me homologun turk, me titullin “Greqia është e mirë, por më e mirë Turqia”, Kathimerini nënvizon edhe epitetet miradije kundrejt Erdoganit nga Trump si “një shok i imi” dhe një “lider i admirueshëm”.
“Që të jemi të qartë, Trump nuk ka nënvlerësuar Greqinë, por Turqia e Erdoganit është ngjitur më lartë në tregun e Trump,” përcjell foldrejt.com. Kjo lidhet kryesisht edhe me pozitën gjeografike të Turqisë, ku baza kryesore ushtarake amerikane ndodhet në Incerlik.
Mitsotakisi u kthye duarbosh, pasi ai shpresonte një goditje amerikane kundrejt politikave ekspansioniste turke në Egje dhe Mesdhe, por kjo ishte në planin e dytë të bisedimeve mes dy liderëve.
Pra Greqia mbetet një opsion i mirë, por Turqia më e mirë./Foldrejt.com