Për t’u formuar qeveria në Maqedoninë Veriore duhet të kesh 61 mandate, që automatikisht përjashtohet mundësia e vetme që një parti maqedonase të krijojë qeveria me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën. Kjo të jep mesazhin që edhe në këto zgjedhje “king maker” është BDI e cila ka fituar 15 mandate kundrejt 46 të SDSM-së maqedonase, shkruan Der Standard. Dy partitë e vogla, Levica dhe PDSH mund të jenë pjesë e lojës, përcjell foldrejt.com.
Media vjeneze që shquhet për shkrime ekskluzive mbi Ballkanin Perëndimor, nuk ngurron ta quajë partinë SDSM si pro-europiane.
Shefi i socialdemokratëve Zoran Zaev kërkon sa më shpejt të anëtarësojë vendin në BE. Maqedonia e Veriut në vitet e fundit është vendi i vetëm i Ballkanit që ka kryer reforma të besueshme europiane, e përmbyll shkrimin media austriake./Foldrejt.com