Ishte shkruar shpesh, tash dalin edhe fotografi origjinale në median më të klikuar gjermane BILD. Kroatët, që dikur vetë degdiseshin rrugëve të Europës, për t’u shpëtuar luftërave në ish Jugosllavi, tani, policia e këtij shteti rreh në mënyrë brutale refugjatët – me fjalë tjera, njerëzit më pak të mbrojtur dhe fakira.
Ata kanë ardhur kryesisht nga Lindja e Mesme dhe duan të kalojnë kufirin nga Bosnja drejt Kroacisë, por aty përjetojnë tmerrin. Kjo përkundër që shumë organizata europiane kanë kërkuar që Kroacia të respektojë statusin e tyre.
Pavarësisht kohës së krizës së Covid19, akoma shumë refugjatë mundohen të shkojnë drejt Europës, përmes Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe më pas Kroacisë./Foldrejt.com