Media gjermane: Shqipëria ka qeveri mafioze, 70 përqind e drogës në Perëndim vjen nga Shqipëria

Bomba molotov, gazlotsjellës, trazira nëpër rrugët, demonstrata masive në çdo javë: shteti ballkanik i Shqipërisë po thellohet në kaos, shkruan fillimisht media gjermane BILD.

E gjithë protesta drejtuar kundër qeverisë, ka sjellur plagosjen e një duzine policësh dhe shumë protestuesve.

Am Montag warfen die wütenden Demonstranten Fackeln und Brandbomben auf das Regierungsgebäude

Çfarë po ndodh me Shqipërinë?

BE vendosi vitin e kaluar që të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë. Pikërisht me Shqipërinë! Pikërisht me një shtet mafioz!

Shqipëria është një shembull për një vend kaotik në duart e gangsterëve: prej rreth një viti opozita është tërhequr nga parlamenti – nga protesta kundër korrupcionit dhe blerjes së votave nga qeveria. Prej dy vjetësh nuk ka një Gjykatë Kushtetuese – Kushtetua e vjetër është zëvendësuar me një tjetër, përcjell foldrejt.com.

 

Kryeministri Edi Rama duhej në dy vitet e kaluara të ndryshojë dy ministra të brendshëm: Fatmir Xhafaj është nën akuzë për pjesëmarrje në mafiat e drogës që ka në dorë shtetin dhe gjysmën e Europës perëndimore; kurse edhe Samir Tahiri ndodhet nën akuzë – ku vetëm politika mund ta shmangë ecurinë gjyqësore.

 

Kryeministri dhe thashethemet e dtogës

Dhe Rama vetë? Kryeministri rregullisht ka qenë vetë në lidhje me drogën. Për këtë opozita e akuzon atë se me paratë e drogës ka blerë votat. Një telefonatë e incizuar duhet të vërtetojë këto akuza, përcjell foldrejt.com.

Bëhet fjalë për një telefonatë të 11 shtatorit 2016, ku Rama flet me shefin rajonal të Komisionit Zgjedhor, ku e pyet nëse zgjedhjet kanë shkuar ashtu “siç ishte premtuar”. Përgjigja e shefit zgjedhor ishte: “Po, shef, gjithçka siç ishte premtuar. Ndryshe kjo telefonatë njihet në Shqipëri si “Case 184”.

Ausufernde Gewalt: Das Polizei-Hauptquartier in Tirana steht in Flammen

 

Qeveria mbron mafian

Për median gjermane Bild ka folur edhe ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani.

“Organizata të ndryshme ndërkombëtare e kanë vërtetuar se janë blerë një sasi e madhe e votave,” tha ai, përcjell foldrejt.com. “Qeveria (e Ramës) mbron mafian dhe mundëson biznesin me drogën. Si shpërblim gangsterët dhe klanet blejnë votat për qeverinë.”

Gazetari investigativ Basir Collaku në lidhje me këtë shton: „Nën udhëheqjen e Edi Ramës është zgjeruar masovikisht shpërndarja e drogës në Shqipëri.” Sipas të dhënave të shërbimeve sekrete perëndimore, 70 përqind e drogës në Perëndim dhe Jugperëndim të Europës shitet nga kanabisi i prodhuar nga Shqipëria.

Albaniens Ministerpräsident Edi Rama (54)

 

Udhëheqësia e policisë vlen si e korruptuar

Në fund media gjermane thekson se policia shqiptare dhe veçanërisht udhëheqësia e saj vlen si e korruptuar. Policët shqiptarë të cilët dalin kundër politikës dhe hetojnë policinë, burgosen ose vendosen nën arrest shtëpiak. Shumë policë shqiptarë kanë kërkuar azil në Zvicër, Itali, Hollandë dhe Finlandë.

Si shembull merret edhe ish shefi i policisë kufitare në Vlorë, Dritan Zagani, i cili zbuloi dhe foli për lidhjet e drogës të ish ministrin e brendshëm Samir Tahiri. Ai u arratis nga Shqipëria falë policisë italiane dhe agjentëve familjarë.

Për Bild ai thotë: “Shteti im është një shtet mafioz. Ajo qeveriset nga mafia.”

Ish ministri Manjani, përkundër gjithë këto të dhëna thekson se në Perëndim pak interesohen për situatën e realtë në Shqipëri. Afërmendsh kancelarja gjermane Angela Merkel priti shefat e shteteve ballkanike në Berlin – mes tyre edhe Edi Ramën./Foldrejt.com