Në 2015 Gjermania për të ulur numrin e madh të azilkërkuesve shqiptarë, por edhe të serbëve, maqedonasve, malazezëve dhe boshnjakëve, vendosi një rregull të ri emigrimi. Të shtetasit e Ballkanit Perëndimor, qoftë edhe pa kualifikim shkencor, mund të emigrimin për punë në Gjermani. Ky ligj vlen deri në fund të 2020, ku qeveria gjermane duhet të vendosë nëse do e zgjasë ose t’i jap fund pranimit të punëtorëve të lartëpërmendur, shkruan foldrejt.com.
Por së fundi, në një koment të medias së njohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, thuhet se punët kanë ndryshuar dhe përkundër faktit që në kushte normale Gjermania mund të kishte nevojë akoma për punëtorë, në këtë krizë pandemie dhe të humbjeve të vendeve të punës, ka ardhur koha që ti jepet fund pranimit të punëtorëve shqiptarë dhe të rajonit.
Pra shqiptarët dhe ballkanasit tjerë, do mund të emigrojnë drejt Gjermanisë deri në fund të 2020, për të përfituar nga ligji, kurse më pas nuk do mund të emigrojnë ligjshëm drejt vendit.
Por fjalën e fundit për këtë do e thotë qeveria gjermane…/Foldrejt.com