Në kohën kur dita-ditës shtohen anti-europianët edhe brenda Unionit, janë shqiptarët që prijnë për përqindjen më të lartë pro-europiane. Plot 80 përqind e shqiptarëve e urojnë anëtarësimin në BE.
Shqipëria prej 2014 është vend kandidat, por tashmë rrezikon hapjen e negociatave për shkak të vetos franceze.
Por tashmë kemi një rezultat tjetër. Pasi Shqipëria nuk ka datë konkrete për anëtarësim, nën pesimizëm, shumë shqiptarë emigrojnë drejt BE-së, për të jetuar të ardhmen në shtete kryesisht si Gjermania, Greqia ose Italia.
Për këtë i ka kushtuar një artikull edhe konservatorja gjermane Die Welt, që e paraqet Shqipërinë se “po jep shpirt” dalë ngadalë. Por në Shqipëri edhe shtohet tërbimi ndaj BE. Një përzierje e rrezikshme.
Më tutje media gjermane tregon edhe misionin e vështirë të presidentit të PE, David Sassoli, i cili nuk “dinte si të qetësonte studentët shqiptarë” gjatë vizitës në Tiranë. Ai e dije se vetë nuk mund të ndryshojë gjërat.
Në lidhje me kryeministrin Edi Rama, gazeta gjermane shkruan se ai është një “mister”: një piktor i talentuar dhe një politikan i vështirë.
“Rama del përpara zyrave të BE me atlete, por akuzohet edhe se mbështet mafian shqiptare të drogës,” përcjell foldrejt.com.
Papunësia në Shqipëri është rreth 30 përqind, por statistikat e vërteta mund ta nxjerin shumë më të lartë përqindjen. Një shembull tipik i dështimit të sistemit në Shqipëri është mjekësia. Një motër medicinale shpenzon shumë para për t’u shkolluar dhe më pas punësohet për të marrë një rrogë prej vetëm 200 euro në muaj.
Shumë shqiptarë shpresojnë që së shpejti të jenë pjesë e BE, por kjo mund të zgjasë tetë-deri në dhjetë vjet. Mjaft shumë për të rinj që nuk kanë kohë për të pritur. Në anën tjetër, Kina vepron me fakte: një biznes kinez kërkon të marrë me konçesion aeroportin e Tiranës. Përveç kësaj, Pekini ka siguruar të drejtën për minierat shqiptare dhe kërkimin e naftës. Europianët duhet të nxitojnë./Foldrejt.com