Media gjermane “godet BDI-në”: Maqedonia duhet të luftojë krimin brenda qeverisë

President of North Macedonia Stevo Pendarovski gives a press conference with President of European Council (unseen) after their bilateral meeting at the EU headquarters in Brussels, on June 12, 2019. (Photo by JOHN THYS / AFP)

Në fund të qershorit duheshin të hapen negociatat me Maqedoninë Veriore, por BE falë edhe bekimit gjerman, i shtyu ata për në shtator. Megjithatë presidenti maqedonas Stevo Pendarovski për Der Spiegel, ka potencuar se vendi i tij nuk ka Plan B.

Maqedonia Veriore është kthyer në shembullin e vetëm të vlerave europiane në rajon ku për të ardhmen e saj ajo ndryshoi emrin, por vlerat e saj qëndrojnë edhe në atë se është vendi i vetën i Jugosllavisë që fitoi pavarësinë pa luftë, kurse gjatë konfliktit të armatosur 2001 nënshkroi Marrëveshjen e Ohrit.

Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për BE-në që të hapte negociatat me Shkupin zyrtar duke e vendosur në lojë rolin e saj në Ballkanin Perëndimor. BE nuk mbajti premtimin.

“Ne besojmë se mos hapja e negociatave është vetëm në aspektin teknik,” thotë Pendarovski, përcjell foldrejt.com. “Gjermania është ndër partnerët tanë më të rëndësishmë dhe ishte katalizatori për Marrëveshjen e Prespës. Gjermania e kupton shumë mirë situatën e vendit tonë.”

Por vendi i tij nuk ka Plan B ose ky është fillimi i negociatave në fund të vitit.

Ai shpreson që Maqedonia Veriore të fillojë negociatat në vjeshtë.

Në fund Der SPIEGEL thekson se Maqedonia Veriore në fakt ka akoma punë për të bërë kundër korrupcionit dhe veçanërisht në pavarësinë e drejtësisë.

Maqedonia e Veriut nuk është konsekuente “në luftën kundër konfliktit të interesit dhe korrupcionit në radhët e veta të koalicionit qeverisës mes socialdemokratëve SDSM dhe partnerëve shqiptarë të koalicionit.”

Por Pendarovski premton që Maqedonia e Veriut në të ardhmen do luftojë në mënyrën europiane korrupcionin në të gjitha dikasteret e saj.

Në kohën kur thuajse të gjitha mediat gjermanofone e vlerësojnë lart qeverinë socialdemokrate të Zoran Zaevit, kjo luftë kundër krimit brenda qeverisë nënkuptohet se është kundër disa udhëheqësve shqiptarë./Foldrejt.com