Media gjermane: Ballkani po shpopullohet, ja sa shqiptarë ikën 2018

Vendet e Europës juglindore (Ballkanit) po shpopullohen në mënyrë drastike: nataliteti është ulur dhe nuk është më i madh ose më i vogël sa në Gjermani – kurse në të njëjtën kohë të rinjtë emigrojnë masovikisht drejt Europës veriperëndimore, shkruan prestigjiozja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Vetëm në Gjermani gjatë vitit të kaluar kanë ardhur 400 mijë persona më shumë sesa janë larguar. Më së shumti ishin nga BE dhe kontinenti europian me rreth 290 mijë. Prej tyre, numri më i madh ishin nga Ballkani.

Diaspora rumune u rrit vitin e kaluar me 68 mijë, kroatët 29 mijë, kurse bullgarët me 27 mijë. Më fjala tjera, mesatarisht çdo ditë nga Bullgaria ikin 74 persona, nga Kroacia 79 persona kurse nga Rumania 185 persona. Shifrat janë vetëm për në Gjermani. Më shqip – çdo ditë shkatërrohet një fshat në këto shtete.

Por edhe nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat nuk janë pjesë e BE, vitin e kaluar u larguan 50 mijë persona më shumë sesa janë kthyer në vendet e origjinës, përcjell foldrejt.com. Vetëm nga vendet shqiptare kjo shifër mendohet të jetë rreth 15 mijë.

Vendet e BE e kanë shumë lehtë emigrimin në Gjermani – në rrugë informale ose përmes aplikimit. Kurse nga vendet jo anëtare të unionit përdoret programi i ashtuquajtir „Triple ëin“ i GIZ, ku zakonisht përfitojnë mjekët e vendeve të treta që sistemohen menjëherë në Gjermani.

Kjo tregon se për vendet si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veriore, nga viti në vit jeta bëhet më e vështirë – pasi përveç kushteve të rënda ekonomike zvogëlohet edhe popullata. Shkëmbimi ose qarkullimi i mallrave bëhet më i vështirë, aq më tepër që pikërisht forca punëtore dhe të rinjtë janë ata që më së shumti ikin nga këto vende./Foldrejt.com