Si asnjëherë më parë virusi korona ka izoluar edhe kryeqendrën e botës Nju Jork. Vështirë se sheh njerëz në Times Square, por edhe taksit e verdha nuk shikohen rrugëve të metropolit më të njohur botëror. Kjo ndodh pikërisht në kohën kur Kina fillon të hapet ndaj lëvizjeve, kurse SHBA dhe Europa po fillojnë të izolohen gjithmonë e më shumë. Sipas prestigjiozes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, kjo pandemi po tregon se Fuqia Botërore po zhvendoset drejt lindjes.

Nju Jork-u, si asnjëherë më parë!

“Pandemia ka përzier kartat: në kohën kur Amerika po kthehet në qendrën e krizës së koronas, Kina po përfaqësohet si ndihmësi më i madh. A po kthehet republika komuniste në një Fuqi udhëheqëse Botërore?,” pyet retorikisht FAZ, përcjell foldrejt.com.

Kjo vërehet edhe te popullata kineze, që e shohin veten si udhëheqës të botës. Të martën ata ishin krenarë kur në mediat kineze u shfaq titulli: “Qeveria gjermane kërkon ndihmë te Kina”. Ky titull erdhi pasi këshilltari i CDU, Stephan Pusch, pyeti presidentin kinez Xi Jinpig jo vetëm për ndihmë ndaj veshmbathjeve, por edhe ndaj mjekëve.

“I kërkoj mbështetje Republikës Komuniste Kineze,” tha Pusch, përcjell foldrejt.com.

Kina po tregohet solidare dhe njerëzore, pikërisht në kohën kur në SHBA udhëheq presidenti Donald Trump, i cili vetëm nga aparenca e tij “America First” ka krijuar shumë kundërshtarë.