Gjatë samitit të fundit europian me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor u bë edhe njëherë e qartë se Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja do kenë perspektivë europiane, por ideja e anëtarësimit mbetet e mbyllur. Në të njëjtën kohë, BE do dhurojë 3.3 miliardë euro ndihmë për tejkalimin e krizës së virusit korona. Një shumë e majme për vendet ballkanike.
“Këtë shumë të madhe do e marrë edhe Serbia dhe Republiksa Srpska në Bosnjë, pavarësisht se udhëheqësit e tyre e kanë idol Putinin dhe “vëlla të dashur” presidentin kinez Xin Jinpig,” shkruan media austriake Der Standard, duke ironizuar establishmentin serb, që kohëve të fundit ka kritikuar BE-në, përcjell foldrejt.com.
Nuk është për t’u çuditur që BE shihet pozitivisht te 29 përqind e serbëve, kurse te shqiptarët kjo është 85 përqind./Foldrejt.com