Në lidhje me grabitjen spektakulare në aeroportin e Rinasit, ku mbeti i vrarë njëri prej grabitësve, media austriake “Der Standard” jep një detaj interesant ku ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë përgjegjës për grabitjen firmën e sigurimit të aeroportit që është nga Kina. Sipas tij, “sigurimi i aeroportit nuk kishte informuar në kohë policinë për grabitjen”.
Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që grabiten paratë nga aeroporti i Tiranës, ku jo më kot Austria ka bllokuar transferimin e parave në Shqipëri. Në shkurt 2017 u vjodhën 3.2 milion euro, kurse në qershor 2016 u vjodhën 995 mijë euro./Foldrejt.com