“Milo, ti hajdut”, “Vuciq, ti hajdut” janë sloganet e protestuesve në Podgoricë të Malit të Zi dhe Beogradit të Serbisë. Prej në shkurt kanë dalur në protesta kundër qeverive në Shqipëri, Serbi dhe Malin e Zi. Intelektualët, shoqata joqeveritare dhe partitë opozitare kritikojnë qeveritë respektive për autoritarizëm dhe kapjen e drejtësisë, administratës dhe mediave nga pushteti, shkruan fillimisht media e majtë austriake “Der Standard”.
Më tutje e përditshmja vjeneze tregon se protestat ngjasojnë si ato të Maqedonisë në 2016, por atëherë angazhoheshin edhe SHBA dhe BE.
Në rajonet ballkanike partitë e pushtetit nuk kanë frikë nga ndryshimi i pushteteve – pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë ose qeveri tranzitore. Kjo “sepse shumë banorë nuk votojnë partitë për shkak të programit ose orientimit ideologjik, por pasi nga partitë fitojnë punë dhe sigurim social,” përcjell foldrejt.com.
Situata e zgjedhjeve nuk ka ndryshuar prej në kohën e Titos, kurse shumë pak kanë vetëdije qytetare për zhvillimin e vendit dhe demokratizimin e shoqërisë. Megjithatë, ka shumë aksione të suksesshme të protestave duke mbrojtur hapësirat publike dhe ndalimin e betonizmit të mëtutjeshëm.
Rasti i Malit të Zi dhe Franca
Media austriake flet konkretisht për protestuesit malazez që kërkojnë dorëheqjen e presidentit Milo Gjukanoviq, që udhëheq me vendin prej 30 vitesh, megjithatë ky i fundit luan mirë rolin duke e paraqitur opozitën si pro-ruse. Edhe pse mes forcave opozitare malazeze ka edhe pro-perëndimorë.
Bash në fund, media austriake jep edhe një detaj të rëndësishëm. “Franca as nuk don të dëgjojë për zgjerimin e BE-së.”
Kjo sikur të jep sinjale se Shqipëria dhe Maqedonia rrezikojnë hapjen e negociatave në qershor 2019.