Media amerikane për rrëzimin e Kurtit: A do ndezë një luftë të re ballkanike Trump-i?

Pas medias austriake Der Standard, është një media tjetër e huaj, tashmë amerikania Newrepublic.com, e cila shkruan se administrata Donald Trump po hap plagë të vjetra dhe nxit një konflikt të ri etnik mbi Ballkanin Perëndimor. Konkretisht bëhet fjalë për rrëzimin e Albin Kurtit nga qeveria, përcjell foldrejt.com.

“Në kohën kur kriza e virusit korona ka pushtuar botën, Shtëpia e Bardhë dhe lobistët e saj rihapin plagë të vjetra në ish Jugosllavi,” shkruan fillimisht media amerikane, e cila funksionon si e tillë prej 1914.

Më tutje, pasi tregohet mbështetja amerikane për Kosovën në njëzet vitet e fundit, kjo ka rënë pas zgjedhjes së administratës republikane të Trump dhe marrjes së çështjes në dorë nga një politikan i papërvojë si Richard Grenell – ish ambasadori i padëshiruar amerikan në Berlin.

Duket që Trump, ashtu si në Siri dhe Ukrainë, edhe në Ballkan po i jep një krah Rusisë, në dëm të “popullit më pro amerikan të botës”.

Një ndarje e Kosovës “rrezikon shkëmbimin e dhunshëm të popullatës,” paralajmëron diplomati amerikan që e njeh mirë rajonin, Shaun Byrnes, përcjell foldrejt.com. “Më e keqja do ishte, fitimi i forcave nacionaliste në gjithë Ballkanin.”

Këto nacionalistë shihen si miqtë e Trump për të rivijëzuar kufijtë e post Luftës së Ftohtë. Kjo përkundër që ata rrezikojnë jetën e banorëve të gadishullit ballkanik por edhe trashëgiminë amerikane në rajon.

Sido që të jetë lobistët bënë punën e asaj që paguhen, përmbyllet shkrimi.

Pak ditë më parë edhe magazina e njohur Freign Policy, shkruajti se një “hap i papreçedentë po ndodh kundër shteitit, mbase më pro-amerikani në glob”./Foldrejt.com