Brazili ka regjistruar më shumë se 4 mijë të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e lartë e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu numri i infektimeve vazhdon të mbetet i lartë.

Në disa qytete, spitalet janë të mbipopulluara me njerëz që vdesin duke pritur të marrin trajtim dhe sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit në shumë zona. Thuajse 337 mijë kanë humbur jetën nga Covid-19 duke bërë që Brazili të renditet i dyti pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës për numrin i viktimave.