Më shumë se 3000 persona kukafshehtas në Ikea, intervenon policia

Më shumë se 3000 persona kishin planifikuar t’i bashkëngjiteshin një loje kukafshehtas në një dyqan të madh të Ikea-s në Glasgow të Skocisë dhe vetëm intervenimi i policisë ndaloi atë që mund të shndërrohej në kaos.

Plani i lojtarëve ishte detajuar në Facebook, por u prish nga ekipi i policisë që erdhën në dyqan i masë parandaluese.

Pasi ngjarja mori vëmendje “virale”, stafi i Ikeas shprehën shqetësim te policia, gjë që rezultoi në masa të menjëhershme.

Fatmirësisht, nuk kishte të arrestuar as eskalim situate, por thjeshtë të interesuarit u njoftuan se duhet të kthehen në punët e tyre.

Trendi i lojës së njohur “kukafshehtas” ka marrë popullaritet pasi këtë vit, më shumë se 32 mijë persona shfaqën interesim të luanin lojën në një dyqan të Ikeas në Holandë.

Lojtarët, të cilët ishin shpërndarë në dyqane të shumta, fshiheshin në korridore dhe sektorë të Ikeas, dhe loja zgjati për katër orë.