MË SHUMË KUJDES SE PROMOVIM TË TURIZMIT KANADEZ TË KANABISIT

Veprimi i Kanadasë për legalizimin e marihuanës rekreative. nuk ka gjasa menjëherë të shkaktojë një përmbytje të turizmit të marihuanës, pasi operatorët turistikë dhe konsumatorët ende nuk janë të sigurt për rregullat që qeverisin industrinë e re.

Kanadaja mund të ndjekë shembujt e Kalifornisë, Kolorados dhe gjetkë. Por vëzhguesit vunë në dukje se këto shtete të ShBA-ve që ofrojnë marihuanë rekreative të ligjshme, mund të ndalin aspiratat e Kanadasë për udhëtime të marihuanës, me mendimin se njerëzit nuk do të udhëtonin deri në Kanada, kur mund të konsumojnë legalisht vetëm disa shtete më larg, raporton Reuters.

“Turistët janë në mëshirën e peizazhit që po ndryshon në mënyrë drastike”, tha Neev Tapiero, i cili lansoi kompaninë e tij ‘Canadian Kush Tours’ muaj më parë në treg të kufizuar, “Ka ende probleme tjera që duhet punuar në to”, transmeton RTKlive.

Peizazhi u ndryshua të mërkurën pas legalizimit. Do të ndryshojë përsëri pas gjashtë muajve, kur Ontario, provinca me më shumë popullsi në Kanada, do të lejojë dyqane private, po ashtu pas disa muajve nëse dhe produktet e ngrënshme bëhen të ligjshme, tha ai.

Tapiero tha se dëshiron që agjencitë e turizmit të qeverisë të jenë më proaktive duke u thënë turistëve potencial se çka është e ligjshme dhe çka nuk është.