Media gjermane NDR thekson se të martën në mëngjes është nxjerë kufoma e një personi të mbytur në lumin Elbe të Gjermanisë. Ngjarja ka ndodhur konkretisht në Finkenwerder. Sipas obduksionit, thuhet se identiteti i viktimës është një 24 vjeçar nga Shqipëria, përcjell foldrejt.com.
Sëbashku me një shok, viktima kishte shkuar të dielën në mbrëmje në lumin e Elbës. Shoku i tij, 25 vjeçar nga Maqedonia, thekson se kur u zgjua në mëngjes, ai nuk mund të gjente shokun 24 vjeçar./Foldrejt.com