SHBA ka informacione të saja se po përgatiten sulme kundër qytetarëve amerikanë dhe zyrave diplomatike të saj në Turqi, informon foldrejt.com. Andaj shpërndarja e vizave për qytetarët turq është pezulluar deri në një njoftim tjetër.
SHBA ka tre konsulata në Turqi dhe atë në Stamboll, Adana dhe Izmir, por gjithashtu ka edhe ambasadën kryesore në Ankara.
Gjithashtu, në njoftimin e ambasadës amerikanë në Ankara, u bëhet thirrje qytetarëve amerikanë që të jenë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre në Turqi./Foldrejt.com