“Shqiponja prek qiellin, sytë dhe këmbët rikthen gjithmonë në tokë”. Kështu e cilësoi Jonida Maliqi, performancën e saj në gjysmë-finalen e festivalit Europian të Këngës.

E cilësuar si “Mbretëresha Ilire” e Eurosong-ut, kjo për shkak të veshjes magjike me detajet e filigramës dhe të xhubletës, shqiptarët do të kenë mundësinë që të rrënqethen edhe njëherë nga zëri potent dhe grimcat e veçanta që depërton Jonida në 3 minuta performancë në skenë.

Në skenën e madhe të Eurosong-ut dëgjohet shqip. Jonida këndon shqip pasi kështu e kërkuan edhe fansat e huaj. Kjo e bën Jonidën edhe më të sigurtë në skenë. Pasi mesazhin për miliona shqiptarë që janë emigrantë e jep të drejtëpërdrejtë. Kënga është krijuar në shqip dhe nëse do të ishte kthyer në anglisht, do të humbiste origjinalitetin. Kjo është pika A e fitores, në garë me gjuhën tonë.

Mesazhi që perrcjell kënga “Ktheju Tokës tënde, o njeri që zemrën lë peng! Ktheju Tokës tënde, ti e di një zemër të pret…. Fabula e këngës është emigrimi dhe njeriu që braktis tokën e tij për një jetë më të mirë por që Jonida i thërret pasi në tokën e lënë ata kanë një zemër. Pra elementi i dytë është një mesazh i fuqishëm, jo vetëm për t’iu rikthyer tokës mëmë por edhe të prekësh tokën, të jesh më njerëzor dhe të kesh shpresë.

Edhe pse Eurovisioni kërkon ritme moderne, Shqipëria gjithmonë është kujdesur që të bëjë pjesë të këngës, motivet e bukura të instrumenteve tradicionale pasi në fund të fundit, Eurosong ka nevojë për muzikë origjinale, jo muzikë “Fast-Food”.Tek “Ktheju Tokës” janë në harmoni të gjithë elementet e folklorit shqiptar, nga secila krahinë janë marrë dhe janë bashkuar këngës, duke krijuar një mozaik kulturash brenda një kënge 3 minutëshe.

Elementët e performancës, tokë, zjarr, ajër, fole, shqiponjë, janë këto disa nga elementët e video-klipit të këngës “Ktheju Tokës” që erdhën edhe në skenën e Eurosong-ut e që lidhen më së miri me mesazhin e këngës. Video-ja nis me Jonidën e cila nga mbrapa merr formën e një shqiponje dhe më pas me zjarrin që djeg folenë e ku duken njerëz që lëvizin për të dalë. Kjo simbolizon Shqipërinë dhe njerëzit që largohen dita-ditës. Pjesa skenike është në ngjyrat kuq e zi, e pastër dhe pa shumë shpërqëndrim nga skena qendërore. Një nga pikat e bukura të performancës është dhe veshja. Një vepër arti e krijuar nga stilisti Ardi Asllani, ku janë të ndërthurur elementët e traditës. Mbretëreshë Ilire me detajet e filigramës dhe të xhubletës që lidhen më së miri me mesazhin dhe të gjithë komponentët e këngës.

Për më shumë se 3 muaj, shtypi i huaj ka shkruar për të.Një interesim i madh për të. Ndryshe nga kolegët e saj në Eurosong, Jonida në mënyrë fisnike ka shpërndarë në Instagramin e saj, të gjitha reagimet nga kushdo. Kjo e bën edhe më veçantë artisten tonë.