Numri i të prekurve nga COVID-19 në mbarë botën ka shkuar në mbi 98 milionë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 98.089.877 raste me COVID-19.
Ndërkohë numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të virusit është rritur në 2.100.404.
SHBA-ja është vendi më i prekur nga pandemia.
SHBA-ja ndiqet nga India me 10.626.200 raste, Brazili me 8.699.814, Rusia 3.655.839, Britania e Madhe 3.543.646, Franca 2.987.965, Spanja 2.560.587, Italia 2.428.221, Turqia 2.412.505, Gjermania 2.108.895, Kolumbia 1.972.345, Argjentina 1.843.077, Meksika 1.711.283, Polonia 1.457.755, Afrika e Jugut 1.380.807, Irani 1.354.520, Ukraina 1.177.621 dhe Peruja me 1.082.907 raste.
Ndërsa në humbjen e jetëve renditet SHBA-ja me 214.228, e cila ndiqet nga Brazili me 214.228, India 153.067, Meksika 146.174, Britania 94.580, Italia 84.202, Franca 71.998, Rusia 67.837, Irani 57.157, Spanja 55.041, Gjermania 51.151, Kolumbia 50.187, Argjentina 46.355, Afrika e Jugut 39.501, Peruja 39.274, Polonia 34.561, Indonezia 27.203, Turqia 24.640, Ukraina 21.499 dhe Belgjika me 20.572.