Si pasojë e pandemisë 50 mijë qytetarë të Kosovës kanë humbur vendin e punës, ka thënë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini.
Përveç humbjes së vendit të punës, Shahini ka theksuar se rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat kanë vështirësi në marrjen e pagave, siç thotë ai nga kriza pandemike më shumë se 10 mijë operatorë kanë falimentuar në tërë Kosovën.
Në mënyrë që vendet e punës të mos shuhen, intervenimi i Qeverisë së Kosovës për të përkrahur bizneset është i domosdoshëm, thotë Shahini.
Madje, ai theksoi se në vitin 2021 të hyrat e buxhetit të shtetit janë rritur për 12 milionë më shumë, që sipas tij kjo tregon se ka filluar rritja e konsumit në vend.Sipas tij, kjo Qeveria e re duhet të bëjë histori edhe në rritjen e zhvillimit ekonomik sepse në numra ka bërë histori.