Në Itali u regjistruan 25 735 raste pozitive dhe 386 viktima në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Rastet totale, që nga fillimi i epidemisë, janë 3 332 418, ndërsa vdekjet 104 241.

Aktualisht ka 556 539 raste pozitivë, me një rritje prej 9 029, e krahasuar me një ditë më parë.

Të shëruarit dhe të shkarkuarit nga spitalet janë 2 671 638, me një rritje prej 16 292 në 24 orët e fundit, raporton ATSh.

Në spital, në pavijonet e zakonshme janë 26 858 pacientë të shtruar.

Ndodhen 3 364 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv për Covid, 31 më shumë se dje në ekuilibrin midis hyrjeve dhe daljeve, ndërsa hyrjet ditore në reanimacion janë 244.

Shkalla e pozitivitetit është 7 %, e qëndrueshme, në krahasim me dje.