Matoshi priti përfaqësuesit e UN-HABITAT

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim drejtoren e UN-HABITAT në Kosovë, Gwendoline Mennetrier , me të cilën kanë diskutuar mbi bashkëpunimin dhe përkrahjen që UN-HABITAT-i po i jep komunave të Republikës së Kosovës, në fushën e planifikimit hapësinor.

Në takim Ministi Matoshi ka falënderuar UN-HABITAT-in për përkrahjen që po i japin komunave veriore në fuqizimin e tyre në fushën e planifikimit, hartimin e planeve zhvillimore komunale, hartave zonale etj.

Matoshi ka folur edhe për banimin social dhe sfidat që po paraqiten në këtë fushë, dhe për këtë kërkoj përkrahje nga UN-HABITAT-i.

Nga ana tjetër, drejtorja e UN-HABITAT në Kosovë, Gwendoline Mennetrier, falënderoi ministrin Matoshi për bashkëpunimin dhe prezantoi angazhimet e tyre në përkrahje të MMPH-së dhe komunave të Kosovës, me theks të veçantë të komunave veriore përmes “Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës”.