Autoritetet izraelite njoftuan se vendosja e maskës nuk do të jetë më e detyrueshme në ambiente të jashtme.

Të gjitha shkollat janë hapur në këtë vend, në kuadër të masave për t’iu kthyer normalitetit pas fushatës së gjerë të vaksinimit kundër koronavirusit.

Izraeli ka vaksinuar 54 për qind të qytetarëve të vet me dy doza të vaksinës Pfizer/ BioNtech.

Ministria e Shëndetësisë tha se ndonëse vendosja e maskës nuk do të jetë më e detyrueshme jashtë, masa për vendosjen e saj do të vlejë ende për hapësirat e brendshme publike.

Ndërkohë, 5.2 milionë palestinezët në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, të kontrolluar nga Hamasi, kanë pranuar një sasi të kufizuar të vaksinave nga Izraeli, Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kina, dhe skema COVAX e OBSH-së, e cila synon të shpërndajë vaksina kundër koronavirusit për vendet e varfra.