Pas takimit shtatë orësh të presidentëve Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan, ata janë pajtuar për disa pika rreth të ardhmes së Sirisë.
Ofansiva turke në Sirinë Veriore do vazhdojë, megjithatë në zona të limituara, kurse forcat ruse dhe siriane do të vendosen në verilindje të vendit. Konkretisht forcat turke do vijojnë luftimet mes Tell Abuad dhe Ras al-Ayn për të vendosur zonën e sigurisë 32 kilometra në veri të Sirisë.
Integriteti i Sirisë do respektohet dhe kur të vjen koha duhet “të largohen të gjitha forcat ilegale të huaja.”
Në pjesët tjera të kufirit nga Kobani deri në Tell Abyad dhe nga Ras al Ayn deri të kufiri i Irakut – duhet të kontrollohet nga forcat siruane me ndihmë të forcave ruse.
Në të njëjtën kohë, forcat turke do patrullojnë sëbashku me forcat ruse në territoret tjera të pakontrolluara nga Turqia – deri në 10 kilometra në brendësi të territorit sirian.
Poashtu vlerë e veçantë në takimin e djeshëm ishte edhe Marrëveshja e Adanës, ku Siria shpall terroriste forcat komuniste kurde të PKK-së, por edhe ruhet integriteti i saj territorial./Foldrejt.com