SBASHK ka bërë me dije se greva në arsim do të ndërpritet pasi kanë arritur një marrëveshje të re me Qeverinë.

Nënkryetari i SBASHKU-ut, Lutfi Mani, ka thënë për klankosova.tv se është arritur marrëveshje e re, por se kjo nuk është më e mira e mundshme.

“Qeveria ka pranuar që të rritë koeficientin për mësimdhënësit dhe pagat do të jenë me rritje”, tha Mani.

Në një dokument të siguruar nga Klan Kosova janë rrogat me rritje që do të marrin punëtorët e arsimit parauniversitar.