Maqedonia në NATO: Pro apo kundër?!

Një nga temat më të diskutushme kohëve të fundit është antarsimi i Republikës së Maqedonisë në NATO. Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut e quajtur shkurtimisht NATO, është një aleancë ushtarake e krijuar me qëllim të mbrojtjes kolektive.

Për antarsimin e një shteti të caktuar në NATO çdoherë ka patur qëndrime pro dhe kundër, kjo varësisht prej bindjeve dhe qëndrimeve ideologjike individuale dhe kolektive bazuar në avantazhet dhe disavantazhet të (mos)antarsimit në këtë familje euro-atlantike.

Një nga avantazhet është se NATO ndihmon shtetet anëtare të saj që të krijojnë programet e tyre mbrojtëse dhe të konsultohen në fushat ekonomike por edhe në fusha të tjera. Bashkimi me NATO-n është tërheqës për shtetet e vogla siç është edhe Maqedonia, sepse atëherë ato fitojnë një lloj garance dhe mbrojtje nga sulmet eventuale ushtarake, kjo sepse tashmë është dëshmuar se NATO-ja ka ndihmuar shtetet anëtare të saj sa herë që është rritur një problem i mbrojtjes.

Eshtë e nevojshme të thuhet se NATO inkurajon investime më të mëdha, siguron stabilitetin dhe zhvillimin e shpejtë ekonomik. Këta tre faktorë janë më të rëndësishmit për çdo vend, veçanërisht për një të vogël si Maqedonia.

Në Maqedoni, ashtu siç në çdo vend tjetër, ka edhe prej atyre që kundërshtojnë në mënyrë direkte apo të tërthortë antarsimin e vendit në NATO, sepse sipas tyre kjo është hapi i parë i humbjes së integritetit dhe suverenitetit shtetëror, apo me pak fjalë humbje e një pjese të pavarsisë shtetërore dhe sipas tyre është mjaft e vështirë të vendosësh se çfarë është më mirë për një shtet: të jetë një anëtare e një organizate ushtarake kolektive ose të jetë një vend neutral por i pavarur në vendimmarje. Kurse sa i takon frikës nga ndonjë sulm i mundëshëm, kjo sipas tyre është vetëm imagjinare. Argumenti i dytë i tyre është se antarsimi në NATO nënkupton edhe një shpagim i konsiderueshëm material që duhet ti jepet këtij institucioni dhe sipas tyre më mirë do ishte që këto të holla të shpenzoheshin për modernizimin e industrisë së vendit dhe kjo do nënkuptonte një ekonomi më e fortë shtetërore.

Por, antarësimi në NATO nuk do të thotë humbje e një pjesë të pavarësisë shteterore sepse kjo organizatë nuk është e interesuar për politikën e brendshme të shteteve antare, por përkundër kësaj, nëse një problem i madh rritet, NATO është gjithmonë në dispozicion për të ndihmuar.