Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 307 raste të tjera të COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 90.124.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 14 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.768.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 76.045, përfshirë 658 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 11.311.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 1.854 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 439.121.