Pasi e ka mbyllur sezonin 2019/20 me eliminimin e hidhur në Europa League, Manchester United i është futur punës për përforcime.
“Djajtë e Kuq” po punojnë për të ndërtuar një skuadër të frikshme për t’u kthyer te fitoret e trofeve. Emri i parë është ai i Jadon Sancho.
Sulmuesi anglez ka shpërthyer te Borussia Dortmund, por mund të kthehet në atdhe.
Sipas ESPN, Manchester United duket se ka arritur marrëveshjen me përfaqësuesit e futbollistit. E vetmja gjë që mungon tani është të arrihet marrëveshja me Dortmundin.
Verdhezinjtë kërkojnë 120 milionë për Sanchon.