Zgjedhjet në Malin e Zi ishin një revolucion, pasi përmbyset pushteti i Milo Gjukanoviqit prej 1991, informom foldrejt.com. Megjithatë, shumë ekspertë shohin një dështim të qeverisë së re malazeze, pasi partnerët e koalicionit janë me ideologji katërcipërisht të kundërta. E vetmja gjë që i lidh është urrejtja ndaj Milo Gjukanoviqit.

 Në kohën kur kryeparlamentari i ri Aleksa Becic rrjedh nga një parti pro-europiane “Paqja është rruga jonë”, partia më e madhe e koalicionit qeverisës është e orientuar drejt Rusisë. Në njërën anë shfaqet liberali Dritan Abazovic, në anën tjetër nacionalistët serb, që nuk respektojnë himnin malazez.

Çfarë kërkojnë forcat perëndimore?

Në Malin e Zi po tentohet një qeveri qytetare, diçka që në fakt nuk është arritur në asnjë vend ballkanik – ku votat shkojnë për partitë e etnikumit të vetë.

Për atë me të drejtë Europa shqetësohet se me qeverinë e re, partia pro-serbe “Për të ardhmen e Malit të Zi”, mund të orientojë shtetin e vogël ballkanik drejt Rusisë, pavarësisht marrëveshjes paraprake për mos-dalje nga NATO dhe mos tërheqjen e njohjes ndaj Kosovës.

Partitë pro-europiane të Malit të Zi, kanë kërkuar që ministria e brendshme dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare e Malit të Zi, të udhëhiqen nga politikanë pro-perëndimorë.

Por pritet që forcat pro-serbe t’i japin forcë Kishës Ortodokse Serbe dhe të heqin sankcionet ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë./Foldrejt.com