Madhështia e njeriut, 42km për më pak se dy orë

Dikur me autobus rrugën prej rreth 40 kilometra e bënim për më shumë se dy orë, kurse tani kemi një rekord sensacional, shkruan foldrejt.com. Atleti Eliud Kipchoge përherë të parë në historinë e njerëzimit, ka kryer maratonën 42 kilometra për më pak se dy orë – konkretisht për 1:59:40.

34 vjeçari nga Kenia, në 2018, në Berlin të njëjtën gjatësi e kishte kryer për dy orë e një minutë.

Mjeku amerikan Mike Joyner tregonte në 1991, se në kushte normale dhe kur një person është i stërvitur mirë dhe shëndetplotë, maratonën mund ta kryejë për 01:57:58. Tashmë keniani Kipchoge i duhet një rekord imagjinar për ta arritur këtë./Foldrejt.com