Macron: Gjysma e shteteve kundër Shqipërisë; NATO është në koma

French President Emmanuel Macron attends a joint news conference with China's President Xi Jinping at the Great Hall of the People in Beijing, Wednesday, Nov. 6, 2019. (Jason Lee/Pool Photo via AP)

Nuk ka kordinime, mosmarrëveshje mes partnerëve: kështu e ka cilësuar NATO-n, presidenti francez Emanuel Macron. Kjo deklaratë e çuditshme ka ardhur gjatë intervistës së tij të gjatë me magazinën britanike Economist, përcjell foldrejt.com.

Veçanërisht kur jemi te NATO, ai akuzon ashpër Turqinë, duke shtuar se ajo vepron në formë agresive. E gjitha lidhet me ofansivën e saj në Sirinë Veriore. Poashtu fjalë jo miradije ka edhe për SHBA-në.

“Çfarë ne tani përjetojmë, NATO është në koma.” Nuk ka “asnjë koordinim të vendimeve strategjike mes SHBA dhe aleatëve të NATO.” Amerikanët po ia “kthejnë shpinën” partnerëve europiane.

Më tutje Macron ka kërkuar një Europë të fortë, pasi në rast se “Europa nuk shihet si superfuqi, atëherë mund të zhduket.” Dobësia e Europës vjen pas rritjes së fuqisë së Kinës.

I pyetur nëse beson akoma në Artikullin 5, që çdo shtet anëtar i NATO është në luftë, në rast se njëri shtet është në luftë, ai u përgjigj: “nuk e di”.

Këto deklarata vijnë pak përpara 70 vjetorit të NATO-s, pikërisht në kohën kur pritet të anëtarësohet Maqedonia e Veriut në aleancën më të fuqishme ushtarake ose mbase tashmë, ish aleancën më të fuqishme botërore.

Nuk e dimë sa vlerë ka NATO, kur ajo shpallet si i vjetëruar nga dy presidentët më të fuqishëm të kësaj aleance, Trump dhe Macron. Njëherësh, edhe kryetarë të dy shteteve nukleare.

I gatshëm të pranojë fajin kundrejt Maqedonisë, por jo edhe ndaj Shqipërisë

Më tutje Macron rreth moshapjes së negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, ka theksuar se është i gatshëm të pajtohet me fillimin e negociatave me Shkupin (harron Tiranën?), nëse gjatë muajve të ardhshëm reformohet procedura e anëtarësimit dhe vazhdohet reformat e brendshme.

 “Pyesni nesër nëse duan të fillojnë negociatat me Shqipërinë dhe gjysma do t’ju thonë jo. Duan të fillojnë me Maqedoninë e Veriut sepse ajo është vend i vogël, e ndryshuan emrin dhe kjo është arritje historike. Realiteti është që nëse nuk i filloni edhe me Shqipërinë, do të krijoni traumë të tmerrshme në rajon. Bashkësitë gjyhësore shqiptare janë gjithandej. Nëse e nënçmoni Shqipërinë do të krijoni destabilizim afatgjatë në rajon. Që këtu, unë besoj se fillimisht duhet të reformojmë procedurën e cila më nuk është e përshtatshme dhe strategjike. E dyta, nëse jeni të shqetësuar për rajonin, çështja e parë nuk është Maqedonia ose Shqipëria, por Boshnja dhe Hercegovina. E treta, të formohet procedura para se të fillojnë negociatat. Nëse bëhen reformat në muajt e ardhshëm jam i gatshëm që të fillohen negociatat. Por, nuk dua askush të bëhet anëtar pa e reformuar BE-në”, tha Macron./Foldrejt.com