Macron do vizitojë Shkupin dhe Tiranën

Presidenti francez Emanuel Macron ka bërë të ditur se brenda muajve të ardhshme do të vizitojë Tiranën dhe Shkupin zyrtar. Sipas tij, pengesa e bërë në Samitin e sapopërfunduar për marrjen e datës për fillim të negocuatave, nuk e ka bërë për kaprico personale apo shtetërore, por për arsye parimore. Vizioni i Makronit për të ardhmen e BE-së, ndryshon nga ai i vendeve tjera dhe kjo ka paraqitur pengesë.

Sipas presidentit francez, BE-ja nuk është duke funksionuar siç duhet me 27 vendet anëtare aktualisht, prandaj anëtarësimi në të edhe i dy vendeve tjera do të paraqiste pengesë të madhe. Fillimisht duhet të kryhet procesi i reformimit të Bashkimit Evropian e më pas të mendohet për anëtarësime të reja, sugjeroi Macron.