Situata në Francë, ashtu si dhe në vendet e tjera të Evropës, po përkeqësohet dita-ditës me të infektuarit nga koronavirusi që tashmë llogariten në mbi 5500 persona, dhe industria në vend ka filluar të përshtatet.
Kolosi i modës dhe parfumeve të luksit LVMH, pronar i emrave historike si Louis Vuitton, Christian Dior, Guelain dhe Givenchy, ka mbështetur vendimin e qeverisë franceze për të përballuar mungesën e mjeteve mbrojtëse si maska dhe xheli dezinfektues, duke deklaruar se do të fillojë së shpejti rreth 12 tonelata të këtij produkti në javë.
Për të bërë këtë, kompania ka bllokuar prodhimin e parfumeve, dhe po ndryshon linjën e prodhimit me makineritë e nevojshme.