Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se do të garoj për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar vet Abdixhiku përmes një postimi në facebook, njofton Klan Kosova.
”Të dielën, më 14 mars, do të kandidoj për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Nuk do të ketë marrëveshje; s’duhet të ketë! Do të ketë garë dhe garë të drejtë e me votë të fshehtë. Na duhet një proces zgjedhës demokratik për të mbajtë një standard të lartë politik. Le të vendoset lirë. Veç LDK mund ta bëjë një gjë të tillë!”.
“Më 14 shkurt morrëm rezultatin më të rëndë historik. Me vetëm 12.6% e me vetëm 110 mijë vota, u renditëm në pragjet më të ulëta politike. Ishte ndëshkim nga njerëzit tanë, nga qyetarët e vendit tonë, nga të njëjtit që dikur na kishin dhënë besim. E rëndë është rënia, por, më i pafalshëm do të mbetej mosreflektimi i thellë i yni në rrugëtimin tonë përpara. Ky rrugëtim kërkon ndryshim!”
“Të dielën, më 14 mars, do të kandidoj për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.” – tha Abdixhiku.