Duket se marrëveshje mes presidentit Rexhep Taip Erdogan dhe Vladimir Putin nuk po funksionon siç duhet – sëpaku nga ajo e bërë publike pas takimit shtatëorësh në Soçi, shkruan foldrejt.com. Gjatë ditës së martë raportohet për luftime të reja në Sirinë Veriore dhe tashmë mes forcave turke dhe rebele në njërën anë dhe atyre siriane.
Sipas mediave turke, sot në vendbanimin Ras al Ain në kufi me Turqinë janë kapur rob 18 forca të regjimit të Assadit.
Mediat perëndimore, si Der SPIEGEL, shkruan se nga luftimet e së martës mes forcave (pro)-turke dhe siriane, 23 persona kanë mbetur të vrarë, kurse ajo që është e sigurtë, është se forcat kurde kanë lëshuar vendbanimet në kufi me Turqinë. Sipas mediave perëndimore, 13 të vrarët janë ushtarë të Assadit, kurse 10 rebelë pro-turq. Asnjë media nuk flet për ushtarë turq të vrarë.
Erdogan prej kohësh kërkon krijimin e një zone të sigurisë në veri të Sirisë, por që është kundërshtuar nga shumica e vendeve botërore. Ai gjithashtu ka kërkuar edhe largimin nga pushteti të diktatorit Bashar al Assad./Foldrejt.com