Lufta kundër Covid19: Cilat firma europiane premtojnë rritjen e prodhimit të respiratorëve?

Sipas epidemiologëve, numri i të infektuarve me Covid19 do të rritet mjaft edhe javës së ardhshme, por pyetja që shqetëson më shumë qeveritë europiane është numri i respiratorëve dhe si të arrihet prodhimi më i madh i tyre, informon foldrejt.com. Covid19 sulmon kryesisht mushkëritë dhe kërkohet respiratorë për të sëmurët.

Kush janë prodhuesit më të mëdhenj të respiratorëve në Europë?

-Firma gjermane Drägerwerk i ka premtuar qeverisë së Angela Merkel, që deri në fund të vitit të prodhojë 10.000 respiratorë.

-Firma suedeze Getinge, e cila deri tani ka prodhuar një të katërtën e respiratorëve në botë, deri në fund të vitit premton 16 mijë respiratorë tjerë. Përndryshe, 60 përqind më shumë sesa vitin paraprak.

-Pavarësisht se kalon në një krizë të madhe, Italia ka një firmë që prodhon respiratorë. Ajo është firma Siare, e cili me mbështetje të ushtrisë ka premtuar trefishimin e prodhimit – 500 respiratorë në muaj.

-Nuk kishte si të mungonte firma zvicerane Hamilton Medical, e cila brenda javës prodhon 220 respiratorë, kurse deri në fund të prillit ka premtuar dyfishimin e tyre.

Në rast se shtetet kanë mungesa të respiratorëve dhe numër të madh të infektuarve me Covid19, atëherë përkeqësohet gjendja dhe pacientët me frymëmarrje të vështirë shpesh duhet t’u jepet ndihmë semiprofesionale, që shpesh përfundon në vdekje./Foldrejt.com