Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se nuk ka nevojë që “Trepça” të jetë pjesë e dialogut në Bruksel.
Duke folurnë RTK 3 ai ka thënë se në aspektin teknik funksionimi i Trepçës është i mirë, por kur gjërat kalojnë në nivel politik atëherë është më ndryshe.
“Trepca” si e tillë nuk ka nevojë të jetë në tavolinën e bisedimeve. Ne vetë diskutojmë për atë se si mund ta çojmë Trepçën përpara”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se miratimi i statutit i ka hapur rrugë zhvillimit të Trepçës.
“Miratimi i statutit i ka hapur rrugë zhvillimit të Trepçës. Fillimisht të bëhet një studim i gjendjes aktuale. Pastaj një mundësi është që Qerveria të vazhdojë ta mbajë, mundësi tjetër është që të jepet në menaxhim, si dhe mundësia tjetër të privatizohet”, ka thënë ai.