Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se bashkëpunimi në fushën energjetike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është shumë i nevojshme, sidomos në aspektin e ndërtimit të një hidrocentrali në Shqipëri, ku sipas tij, të dyja vendet më pas do të ishin eksportuesit potencialë të energjisë në rajon.
Ai tha se energjia elektrike është alfa dhe omega e funksionimit të mirëfilltë të ekonomisë dhe sjelljes së investitorëve të huaj. Prandaj, për secilën qeveri, energjia duhet të jetë fokusi primar, në linja të barabarta me arsimin dhe shëndetësinë.
Sipas Llukës, qeveria e ardhshme duhet ta këtë në fokus krijimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë, e jo investimin në impiantet e stërvjetruara.